15:09 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

IPK arreston një zyrtar të sfafit civil në Policinë e Drenasit për keqpërdorim të detyrës

Pas një hetimi disa mujor, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot një të dyshuar (zyrtar i stafit civil të Policisë së Kosovës) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe Mashtrim të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

IPK kishte pranuar informacione në lidhje me dyshimet për përfshirje në veprimtari penale të të dyshuarit B.B zyrtar i stafit civil  në stacionin policor të Drenasit, Drejtoria Rajonale e Prishtinës.

Me autorizim të prokurorit, hetuesit e IPK-së kanë filluar hetimin ndaj këtij zyrtari duke ndërmarrë edhe disa veprime hetimore të cilat rezultuan me arrestimin e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e këtij zyrtari.