16:01 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ipko me ofertë super atraktive për klientët e rinj të telefonisë mobile duke ofruar 20GB internet falas

Prishtinë, 30 Shtator, 2020 –IPKO, si një ndër kompanitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, vazhdon të zgjeroj rrjetin e saj të përdoruesve të telefonisë mobile duke ofruar një rrjet stabil si dhe internetin më të mirë dhe më të shpejtë në telefoninë mobile.

Së fundmi, IPKO ka filluar fushatën e re për të gjithë ata që duan të pajisen me numër të telefonisë mobile IPKO, duke dizajnuar një ofertë super atraktive.

 Të gjithë përdoruesit e rinj do të përfitojnë 20GB internet falas!

Numrat e rinj do të kenë të aktivizuar Pakon Tip Aktiv me 200MIN/300SMS/4GB + 4GB FALAS. Ndërsa gjatë 4 aktivizimeve të radhës së pakos TIP Aktiv ose Tip Ndryshe do të përfitojnë nga 4GB internet shtesë duke rezultuar në total 20GB internet shtesë. 

Kjo ofertë vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të IPKO për të zgjeruar rrjetin e klientëve si dhe për t’ju mundësuar atyre të kenë më shumë mundësi, zgjedhje dhe oferta të reja në dispozicion në mënyrë që të qëndrojnë plotësisht të lidhur me njeri tjetrin.

Të gjitha pakot mund të aktivizohen dhe menaxhohen përmes aplikacionit MyIpko. Për më shumë informata për të gjitha ofertat dhe shërbimet e IPKO, informohuni në www.ipko.com.

 IPKO është plotësisht e dedikuar për t’u ofruar klientëve të saj shërbimin më të mirë në fushën e komunikimit, shumëllojshmërinë e zgjedhjeve dhe ofertave fantastike, si dhe për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës. IPKO mbetet operatori më i madh me rrjet 3G, dhe operatori i parë që filloi të ofrojë 4G në Kosovë.