75 Mall Live Search
20:12 / E Premte, 22 Maj 2026 / MSH1

Iran-SHBA/ Katari dërgon negociatorë në Teheran

Katari ka dërguar sot një ekip negociatorësh në Teheran në një përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe SHBA-së raportojnë mediat e huaja.

Sipas burimit, negociatorët kanë mbërritur në Teheran të premten në koordinim me SHBA-në, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për uljen e tensioneve në rajon.

Doha ka luajtur më herët rol ndërmjetësues në luftën në Gaza, por deri më tani nuk ishte angazhuar drejtpërdrejt në ndërmjetësimin e konfliktit mes Iranit dhe aleancës SHBA-Izrael.

Zhvillimi vjen pas sulmeve me raketa iraniane ndaj objektivave të lidhura me interesat amerikane dhe izraelite, të cilat Teherani i konsideroi si hakmarrje për fushatën ushtarake të ndërmarrë nga SHBA dhe Izraeli.