14:21 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Irani ka zbuluar një burim të ri nafte me 53 miliardë fuçi

Irani sapo ka gjetur një burim shumë të madh nafte, që mund të rrisë me një të tretën sasinë rezervat e saj. Lajmin e ka pohuar publikisht presidenti iranian Hassan Rouhani, që zbuloi se burimi i ri mban potencialisht 53 miliardë fuçi, duke u renditur si e dyta në vend.

Depozitat e raja të naftës zgjaten për 2400 kilometra katrorë dhe do t’ishin të dytat nga madhësia pas atyre të Ahvaz.

Irani është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, por ka vështirësi në shitjes e saj për shkak të “embargos” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Po i them Shtëpisë së Bardhë që edhe pse keni vënë sanksione shitjes së natës sonë, inxhinierët iranianë kanë zbuluar 53 miliardë fuçi naftë. Një dhuratë e vogël për popullin tonë”, deklaroi Rouhani.

Pas deklaratës së presidentit, ministri i Naftës, Bijan Zanganeh, ka saktësuar që me teknologjinë e disponuar deri tani nga Irani, “vetëm një pjesë e kësaj depozite gjigante mund të shfrytëzohet në treg”.