08:52 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / MSH

Irani po shpërbën policinë e moralit

Policia e moralit n Iran, ajo që përkujdeset për respektimin e kodit islamik, është duke u shpërbërë.

Kështu ka deklaruar Prokurori i Përgjithshëm i venit.

Protestat masive në Iran dhe jo vetëm lindën pikërisht për të kundërshtuar këtë polici, nën kujdesin e të cilës dyshohet të ketë vdekur Mahsa Amini, 22 vjeçarja që nuk kishte vendosur hixhabin në mënyrën e duhur.

Megjithatë, vlerësohet se edhe nëse shpërbëhet policia e moralit, kjo nuk do të thotë se ligji disavjeçar për bartjen e mbulesës do të hiqet.

Një gjë e tillë po kundërshtohet fuqishëm nga qytetarët iranianë, të cilët kanë manifestuar protestat e tyre me djegie të hixhabit dhe prerje të flokëve.