75 Mall Live Search
12:46 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / S Z

Irani thotë se është mbyllur Ngushtica e Hormuzit, paralajmëron sulme ndaj anijeve që tentojnë të kalojnë

Irani ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur, pasi Shtetet e Bashkuara goditën pozicione të mbrojtjes ajrore dhe objektiva të tjera ushtarake në të gjithë vendin gjatë një nate të dytë sulmesh të mërkurën, raporton CNN

Garda Revolucionare e Iranit kërcënoi se do të qëllojë mbi cisternat e naftës dhe anijet tregtare që përpiqen të kalojnë nëpër këtë rrugë ujore.

Megjithatë, ushtria e SHBA’së ka kundërshtuar pretendimin për mbylljen, duke deklaruar në X se anijet tregtare vazhdojnë të hyjnë dhe të dalin përmes ngushticës.

Autoriteti i ri iranian përgjegjës për ngushticën ka deklaruar se ngushtica “do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të dytë”

“Për shkak të tensioneve të krijuara nga forcat agresore amerikane në rajon dhe njoftimit të bërë mbrëmë nga Forcat e Armatosura të Iranit,Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e autoritetit, i krijuar muajin e kaluar për të mbikëqyrur një protokoll të ri për kalimet në këtë rrugë ujore.

Autoriteti shtoi se “palëve që kanë marrë leje tranziti u kërkohet të tregojnë durim dhe të presin udhëzime të mëtejshme”.