07:42 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Irani dhe Venezuela marrin një goditje të rëndë nga SHBA-ja

Shtëpia e Bardhë tha se ka urdhëruar që Irani, Venezuela dhe katër vende afrikane të shtoheshin
në listën e shteteve të akuzuara për dështim në eleminimin e trafikimit të qenieve njerëzore, një hap që i izolon më tej këto vende nga Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se së shpejti do të ketë kufizime të  tjera për Korenë e Veriut, Eritrenë, Rusinë dhe Sirinë, të cilat tashmë janë në listë, transmeton AktivPress.

Sipas një ligji të vitit 2000 të SHBA-së, i quajtur Akti për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit, Shtetet e Bashkuara nuk sigurojnë asistencë humanitare, poashtu nuk lidhin tregti, me çdo vend që nuk përmbush standardet minimale dhe nuk bënë përpjekje për eliminimin e trafikimit.

Shtëpia e Bardhë tha në një njoftim se Irani, Venezuela, Republika Demokratike e Kongos (DRC), Guinea Ekuatoriale, Sudani Jugor dhe Sudani u shtuan në listën e vendeve që u nënshtrohen këtyre kufizimeve për vitin e ri fiskal.

Ky veprim erdhi gjashtë ditë pasi Trump përfshiu Venezuelën dhe Iranin në një listë prej tetë vendeve të
mundshme për kufizimet e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara./AktivPress