23:57 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Irina braktisi Bradley-n, kjo është arsyeja

Irina Shayk dhe Bradley Cooper i dhanë fund lidhjes pas 4 vitesh romancë.

Lajmi për ndarjen e tyre pushtoj mediat e huaja ndërsa tani është zbuluar edhe arsyeja që dërgoj çiftin drejt ndarjes, shkruan Indeksonline.

Një burimi i afërt me çiftin tha se ishte Irina ajo që përfundoj këtë lidhje pas që nuk ndihej e lumtur dhe ata të dy kishin shumë dallime në mes veti.

 “Ata nuk bënë asnjëherë plane së bashku. Ata madje nuk vendosën të martoheshin edhe pas ardhjes në jetë të vajzës. Madje Lea, ishte arsyeja pse ata tentuan disa herë ta bënin lidhjen të funksiononte, por nuk ia dolën” tha ky burim.

Sipas Six Page pavarësisht kësaj ata vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mirë edhe pas ndarjes dhe po mundohen të zgjidhin kujdestarin për vajzën e tyre dy vjeçare./Indeksonline/