15:56 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Irina Shayk e Adriana Lima, si binjake në ballinën e ‘Vogue’

Irina Shayk ka publikuar foton e fundit me Adriana Lima ku shihen të kenë pozuar bashkë për ballinën e revistes ‘Vogue’.

Modelet me famë botërore si çdoherë tjetër edhe kësaj radhe kanë shkëlqyer me pamjen e tyre.
Në foton e postuar nga Irina, shihen vetëm fytyrat e modeleve ku bien në sy për ngjajshmërin madhe që kanë.

“Kur gratë bashkohen, dhe fuqizojnë njëra-tjetrën … ndodh magjia”, ka shkruar Irina në postim, duke e etiketuar Adriana Lima-n si motër./Indeksonline/