75 Mall Live Search
18:35 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Irina Shayk krenare për arritjet e bashkëshortit, aktori nominohet për Oscar

Irina Shayk është krenare për Brandley Cooper.

Aktori 43 vjeçar ka marrë lëvdata të shumta nga kritikët e filmit për debutimin e tij si regjisor në filmin ‘A Star is Born’ në të cilin ai luan edhe rolin kryesor duke shkuar rreth rrugës së drejt për tu nominuar për çmimin prestigjioz të filmit Oscar, shkruan indeksonline.

Ndërsa, modelja ruse, Irina Shayk është krenare për arritjet e partnerit të saj, e pyetur për këtë ajo nuk ka hezituar të shpreh lumturinë për sukseset e Brandley.

32 vjeçarja e cila poashtu ka një karrierë të suksesshme si modele, kohëve të fundit është fokusuar në jetën personale duke i kushtuar më shumë kohë vajzës 19-muajshe, Lea.

Irina Shayk u bë femra e parë ruse e cila ka pozuar për kopertinen e revistës së njohur ‘Sport Illustrated’ në vitin 2011 dhe cilësohet si një nga modelet më të suksesshme në botë./Indeksonline/

Temat: