14:28 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Irina, një nga modelet më “hot” në botë

Modelja e njohur me origjinë ruse Irina Shayk është nga modelet më të njohura dhe më të kërkuara në fushën e modelimit.

Shpesh herë ajo ka zënë ballinat e mediave rozë, për shkak të jetës së saj private mjaft të përfolur, shkruan Indeksonline.

Ajo ishte në lidhje me futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo, pastaj edhe me aktorin Bradley Cooper me të cilin kanë një vajzë.

Mirëpo duket se modelja është më e lumtur duke qenë “single”. Madje ajo është mjaft e angazhuar nëpër projektet e fushës në të cilën vepron.

Së fundmi ajo ka pozuar në një pistë mode, ku del në pah bukuria dhe format e saj trupore, që e bëjnë atë ndër modelet më “hot” në botë. /Indeksonline/