Ironizon deputeti Berisha: Vrapimi i kryeministri i papranueshëm, të dënohet
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nisi vrapin në shesh pasi përfundoj fotografinë me disa qytetarë.
E me të nisur vrapimit pas tij shkuan edhe ekipi më i afër në Qeveri, të cilët kishin thënë se vrapimi u bë pasi ishin vonë për një takim të rëndësishëm.
E lidhur me gjithë këtë ka ironizuar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.
Berisha ka thënë se vrapimi i kryeministrit është i “papranueshëm dhe nuk bën të kaloj pa u dënuar”.
Ky është postimi i plotë:
Vrapimi i Kryeministrit të Kosoves në shesh është i pa pranueshem
bile nuk bën të kaloj pa u dënuar
sporti është ndaluar me ligj në Kosove
ftoj të gjithë gazetaret , alkoholistet , dhe narkomanet për peticion kundër ketij gjesti të shëmtuar.