14:44 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa dërgohet në spital

Ish- kryeministri i Kosovës dhe lideri i LDK-së është dërguar për në Spitalin Amerikan pasi që kishte pasur disa probleme shëndetësore.

Zyrtarë të Spitalit Amerikan i kanë konfirmuar të mërkurën Expressit se ish-kryeministri është pranuar në këtë spital duke mos dhënë detaje të tjera rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Nuk dihet më shumë për gjendjen e tij.