Mustafa dhe Osmani dalin nga takimi me amerikanët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me kanidadaten për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, janë larguar nga Ambasada amerikane ku po mbanin takimin me të dërguarin e Donald Trump, Richard Grenell.

Ambasadori Grenell, po mban takime me të gjithë liderët e subjekteve politike në ambasadë, raporton IndeksOnline.
Por ende nuk është deklaruar askush se për çfarë bëhet fjalë.

Ndryshe, Grenelli gjatë ditës ka takuar presidentin Thaçi në presidencë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendsoje, Albin Kurti./IndeksOnline/