13:26 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Isa Mustafa e cilëson nder të veçantë vizitën e Sylejman Selimit

Ish-Komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi ka vizituar sot të parin e LDK-së, Isa Mustafa.

Me këtë rast, Mustafa tha se ishte nder i veçantë për të dhe familjen e tij që të vizitohet nga Selimi i shoqëruar nga deputeti i LDK-së, Anton Quni, transmeton Indeksonline.

Mustafa shtoi gjithashtu se si Komandant i UÇK-së, por më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Duhet përkujtuar që ka pak ditë prej momentit kur Selimi u lirua me kusht pas disa viteve qëndrim në Burgun e Dubravës.

Postimi i plotë:

Sot ishte nder i veçantë për mua dhe familjen time, të më vizitoj ish komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i shoqëruar nga deputeti dhe bashkëluftëtari, Anton Quni, i cili u interesua për shëndetin tim. Gjeneralit Selimit i shpreha gëzimin tim për lirimin e tij por dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore e patriotike gjatë gjithë kësaj periudhe. Si Komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, Gjeneral Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimn e Kosovës. IM