20:19 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa flet për zënkën e Vjosa Osmanit me Lutfi Hazirin

Pas mbledhjes, LDK-  partia kryesore opozitare në vend ka mbajtur një konferencë për media, ku ka dhënë qëndrimin e saj për disa tema aktuale në vend.

I pari i LDK-së, Mustafa, ka folur edhe për disa çështje të brendshme partiake.

Ka komentuar për përplasjen e ditëve të fundit mes nënkryetarit të partisë, Lutfi Haziri, dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani.

“Jashtë organeve politike ka relacione të llojllojshme, ku hyn edhe ky relacion. Por, s’kanë asnjë domethënie, apo peshë për LDK’në”, është shprehur Mustafa, teksa Haziri qëndronte pranë tij.

“Ju lëmë njerëzve hapësirë të diskutojnë, dhe ato nuk sanksionohen”, ka deklaruar Mustafa.