22:44 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa i përgjigjet Pal Lekajt: Pyetjet i ke sikur vezët kur i gjuaje në parlament

Isa Mustafa i ka reaguar ministrit Pal Lekaj me një status në Facebook. Ish kryeministri e ka ngacmuar Lekajn duke i thënë se pyetjet e tij janë sikur vezët kur i gjuante në parlament.

“Pali, sot Ministër i Infrastrukturës, akoma po i duket vetja se është duke gjuajtur me vezë në sallën e Parlamentit. Kur bëhesh ministër, se ke gjuajtur me vezë, edhe pyetjet që i shtron i ke si vezët. Problemi nuk qëndron se çfarë mendoj unë për vendimin e qeverisë tënde, por çfarë mendon ti për atë vendim” shkruan Mustafa në Facebook.

“Zotëri ish – kryeministër, me kënd je?

Qëndrimi i Isa Mustafës, rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100% taksë produkteve që vijnë nga Serbia, nuk e tregon përcaktimin e saktë të tij dhe të LDK-së, nëse janë PËR apo KUNDËR, por më shumë është “shpatë me dy teha”, edhe i mirë edhe i dhembshëm. Jemi të vetëdijshëm se ish-Kryeministri dhe partia e tij, janë po aq të sigurtë, se Kryeministri Haradinaj nuk është personalitet “pishmangji”, siç disa janë treguar të tillë në të kaluarën.

Prandaj, më mirë do të ishte që sonte nga partia e tij të dilte me një qëndrim “100% pro vendimit” që t’i tregojmë Serbisë, se kur bëhet fjalë për ruajtje të ekonomisë dhe sovranitetit të vendit, ne jemi “100% bashkë” i kishte shkruaj Lekaj, Mustafës pak orë më parë./Indeksonline/