09:31 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Isa Mustafa ka dy fjalë për ata që u lanë jashtë Kryesisë – Disa po i shpenzojnë paratë e vjedhura për ta përçarë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar lidhur me mospërfshirjen e Arben Gashit, Xhafer Tahirit dhe Driton Selmanajt në Kryesinë e LDK’së. Ka thënë se LDK-ja nuk përçahet vetëm pse disa deputetë nuk janë propozuar në kryesi, derisa ka deklaruar se disa po shpenzojnë paratë e vjedhura për të përqarë LDK-në.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se “janë qytetarët, ata që vlerësojnë se cilët janë njerëzit më të përgatitur e më të pakorruptuar, se kush mund t’i qojë në BE e kush ua kallë rrugën për BE, se kush ka dije ta zhvillojë ekonominë e kush ka prirje që ta shkatërrojë buxhetin”.

“Nuk i cilësoj të pavend pritjet e atyre që nuk janë zgjedhur në Kryesi, por i vlerësoj të pa vend dhe qëllimkëqia deri edhe te fjalori rrugaq i atyre që këtë e ciësojnë si punë të klaneve, komunistëve dhe të SHIK-ut. Të tillë janë ata që e thonë, jo LDK-ja. Të tillët bien e qohen me këto botëkuptime, si me dashurinë e pare”, ka shkruar Mustafa.

I pari i LDK’së ka thënë se është i vetëdijshëm se nga disa shpenzohen shuma të majme parash të vjedhura për ta përqarë LDK-në, por se ai nuk punon me ta.

“Sa i përket Kryesisë, ajo ka një përbërje që siguron suksese”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të nderuar veprimtarë,

LDK është unike në vizionin e saj për të ardhmen. Për përqarjet trumbetojnë ata që synojnë të na dëmtojnë në procesin zgjedhor.

Nuk përqahet LDK-ja, në qoftë se, dy-tre (ish) deputetë nuk janë propozuar për Kryesi, kurse të njëjtit janë propozuar dhe janë zgjedhur në organin më të lartë të LDK-së, në Këshillin e Përgjithshëm. As në rastin se nga një degë është zgjedhur një e re, (Kryetare e Forumit të Gruas) e nuk është propozuar, kësaj radhe, Kryetari i Komunës.

Nuk i cilësoj të pavend pritjet e atyre që nuk janë zgjedhur në Kryesi, por i vlerësoj të pa vend dhe qëllimkëqia deri edhe te fjalori rrugaq i atyre që këtë e ciësojnë si punë të klaneve, komunistëve dhe të SHIK-ut. Të tillë janë ata që e thonë, jo LDK-ja. Të tillët bien e qohen me këto botëkuptime, si me dashurinë e pare.

Jam i vetëdijshëm për rrethin në të cilin jetojmë dhe se nga disa shpenzohen shuma të majme parashë të vjedhura për ta përqarë LDK-në, por unë nuk rri , nuk punoj dhe nuk shoqërohem me të tillët.

I shpërfilli!

Janë qytetarët, ata që vlerësojnë se cilët janë njerëzit më të përgatitur e më të pakorruptuar, se kush mund t’i qojë në BE e kush ua kallë rrugën për BE, se kush ka dije ta zhvillojë ekonominë e kush ka prirje që ta shkatërrojë buxhetin….

Sa i përket Kryesisë, ajo ka një përbërje që siguron suksese.

Kam besim në qytetarët tanë! IM