Isa Mustafa mbledh sot Grupin Parlamentar të LDK-së
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet sot.
Takimi në fjalë do të zhvillohet me ftesë të Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Sipas burimeve të Indeksonline takimi është paraparë të mbahet sot, ditë e hënë, me fillim nga ora 12:00.
Sipas të njëjtave burimeve, Mustafa ka ftuar Grupin Parlamentar të LDK-së të mblidhet sot në Hotel Sirius në Prishtinë.
Janë pikërisht deputetët e LDK-së të cilët së fundi dolën me qëndrime të ndryshme për çështje të shumta në vend, gjë që kishte ndodhur edhe në legjislaturën e kaluar për disa propozime të cilat ishin bërë në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa nuk është bërë e ditur se cila saktësisht është tema e diskutimit të sotëm brenda LDK-së./Indeksonline/