Isa Mustafa në Istog për ta uruar Haki Rugovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së njëherësh Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu si dhe kryetari i Komunës së Pejës njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, vizituan sot Komunën e Istogut, me ç‘rast u prit nga Kryetari i Komunës, Haki Rugova me bashkëpunëtorë.
Kryetari i LDK-së urojë kryetarin Rugova me rastin e rizgjedhjes për mandatin e tretë në krye të Komunës së Istogut.
Kryetari Haki Rugova, falënderoj kryetarin Mustafa për vizitën që ju bë dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për këtë Komunë. Po ashtu njoftoj kryetarin Mustafa lidhur me projektet dhe planet që do t’i realizojnë në këtë mandat qeverisës duke shtuar se Komuna e Istogut është e gatshme për të gjitha punët që e presin./Indeksonline/