13:53 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa nga spitali përkujton Ibrahim Rugovën [Foto]

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tash e disa ditë po qëndron në Gjermani në një qendër rehabilituese pas disa problemeve me shëndet që kishte pasur javë më parë. Mirëpo, Mustafa pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, ka gjetur kohë që në 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova ta përkujtojë atë.

Mustafa e ka quajtur Rugovën arkitekt të pavarësisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

“I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe nderimi për Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ndryshe, LDK dega e V-të në Prishtinë ka njoftuar më herë se gjendja e liderit të tyre është stabilizuar dhe se i njëjti do të kthehet në Prishtinë shumë shpejt./Indeksonline/