75 Mall Live Search
22:57 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Isa Mustafa rreth ligjit për Specialen: Një vendim i tillë do të rrezikonte shtetësinë e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në prononcim për media rreth shfuqizimit të Gjykatës Speciale tha se ky është një propozim i papranueshëm për LDK-në dhe për Kosovën.

Ai tha se një ligj i tillë do të rrezikonte shtetësinë e Kosovës dhe do të rikthente rezolutën 1244, shkruan Indeksonline.

“Ne po ballafaqohemi me nje situatë të pa pritur. Me një propozim te pa pranueshëm për LDK dhe mendojë që është i pa pranushëm edhe per Kosovën sepse këtë vendim per aprovimin e këtij ligjit e kemi pru ne kuvendin e Republikës së Kosovës duke qenë të vetdishëm për nevojën që te ballafaqohemi me te”tha Mustafa

Ai përfundoj duke thënë se LDK do të mbështes grupin e saj parlamentar por edhe subjektet tjera politike si Lëvizjen Vetvendosje.

“Si LDK ne i përkrahimin qëndrimet e trupit tonë parlamentar dhe do të bëjmë përpjekje ti koordinojmë me subjektet tjera si LVV dhe subjektet  në kualicon” përfundoj Mustafa.

Kujtojmë që seanca për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale nuk do të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit në mbledhjen e kryesisë./Indeksonline/

Temat: