20:34 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa takon të “fortit” e LDK-së, tregon edhe gjendjen shëndetësore

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa  është takuar sot me nënkryetarët e LDK-së dhe përfaqësues të tjerë.

Pas kthimit nga Gjermani ku Mustafa qëndroj një kohë të gjatë për shërim ka bërë të ditur se ai edhe për një periudhë do të ketë nevojë që t’i përkushtohet rehabilitimit fizioterapik në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Mustafa ka thënë se nënkryetarët e LDK-së kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë periudhës sa ai ishte jashtë vendit dhe se do të vazhdojnë me këto aktivitete, teksa po forcohet uniteti brenda LDK-së dhe organeve të LDK-së.

Ky është postimi i plotë:

Sot, gjatë ditës, pata takim me nënkryetarët e LDK-së, z. Agim Veliu, z. Lutfi Haziri dhe z. Haki Rugova.

Biseduam për shumë çështje të zhvillimeve në LDK, për aktivitetet në terren dhe forcimin e rolit prijës të LDK-së në proceset aktuale në Kosovë.

Nënkryetarët e LDK-së kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë periudhës sa isha në rehabilitim shëndetësor jashtë vendit dhe vazhdojnë me këto aktivitete, ndërkaq po forcohet uniteti brenda LDK-së dhe organeve të LDK-së.

Unë edhe për një periudhe do të kem nevojë t’i përkushtohem rehabilitimit fizioterapik në Kosovë.

Kam takuar, poashtu, edhe Sekretarin e Përgjithshëm të LDK-së, z. Ismet Beqiri si dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, prof. Avdullah Hotin, me të cilin kemi biseduar për proceset aktuale në Kuvendin e Kosovës.