22:36 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa thërret në takim Grupin Parlamentar të LDK-së

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur në takim gjithë Grupin Parlamentar të kësaj partie.

Sipas burimeve të Indeksonline, takimi është thirrur për nesër, e hënë në ora 12:00.

Takimi pritet të zhvillohet në Hotel Sirius ndërsa nuk është bërë e ditur tema ‘urgjente’ për të cilën do të diskutohet bashkë me Grupin Parlamentar të LDK-së që në shumë raste kanë qenë me qëndrime të ndara për çështje të ndryshme në vend./Indeksonline/