19:19 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Zëdhënësja e VV-së i përjeton rëndë dorëheqjet e deputetëve

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtare e Kryesisë e ka përjetuar rëndë formimin e Grupit Parlamentar të deputetëve të dorëhequr nga kjo parti.

Ajo, 12 ish-deputetët e LVV-së i ka quajtur “shpirta të vdekur”, transmeton Indeksonline.

“Siç më tha një shok, lexues i Gogolit: harrojini të dorëhequrit, janë shpirta të vdekura”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se sot kërkesa e Dardan Sejdiut e nënshkruar nga 12 deputetë për të formuar Grupin Parlamentar me emrin “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, është pranuar nga Administrata e Kuvendit të Kosovës.

Kërkesa është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

Ndërsa, kryetar i këtij grupi do të jetë vet Sejdiu./Indeksonline/