23:25 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Isa Mustafa: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i përgjegjshëm, duhet të përkrahet e zbatohet nga të gjithë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka përkrahur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë presidentit Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.

Ai në një intervistë të drejtpërdrejtë në TV Dukagjini, tha se ky vendim duhet të përkrahet e të zbatohet nga të gjithë, përcjellë Indeksonline.

“Unë konsideroj që Gjykata Kushtetuese është treguar mjaft e përgjegjshme në vendimin e saj. Vendimi duhet të përkrahet e duhet zbatohet nga të gjithë.”

Ai thotë se ky vendim duhet të zbatohet nga të gjithë, pasi vendimet e instances më të lartë të drejtësisë në Kosovë, ne duhet ti repsketojmë siç duhet ta repsketojmë Republikën e Kosovës.

Mustafa gjithashtu tha se seancat e Kuvendit duhet të mbahen sepse nuk ka askush te drejtë që ta pengoj Kuvendin që ta bëjë punën e vetë. /Indeksonline/