12:35 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Isco, Ramos apo Marcelo: Kush duhej të kujdesej për Cazorlan te goli i barazimit

Prestigjiozja spanjolle “Marca” ka ngritur një pyetje të madhe për “Los Blancos”, referuar golit të dytë e të barazimit të Villareal, se cili duhej të kujdesej për Cazorla në rastin e shënimit të këtij të fundit: 

“Santi Cazorla erdhi nga rreshti i dytë, plotësisht i vetëm, dhe barazoi 2-2 për Villarreal, në vizitën e Real Madridit në stadiumin “La Cerámica”. Thibaut Courtois tregoi dëshpërimin personal se si erdhi lojtari kundërshtar mes mbrojtësve dhe shënoi me një goditje nga pak metra larg portës së tij. 

Në përsëritje shihet se i pari, që e “amniston” asturianin është Isco, i cili nuk e ndjek atë në aksion. Sergio Ramos, i paorientuar, shikon topin dhe nuk vëren ardhjen e Cazorla nga prapa. Edhe Marcelo, i cili, nëse e sheh Cazorla, është shumë larg nga Ramos dhe nuk merr ndihmë. Ky është goli i dytë në karrierën e lojtarit asturian, i cili tashmë e kishte shënuar një gol me Arsenalin”.