15:02 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Isco thyen heshtjen, tregon të ardhmen e tij

Mesfushori i Real Madridit, Isco ka thyer heshtjen e tij rreth situatës aktuale në Real Madrid dhe ka premtuar se do të qëndrojë te Los Blancos.

Duke folur për televizionin Cuatro, spanjolli ka thënë se është i emocionuar dhe se nuk është duke menduar që ta lë klubin dhe se qëllimi i tij është të fitoj shumë trofe në Real Madrid, shkruan Indeksonline.

Lojtari spanjoll kishte qenë i lidhur me klube të ndryshme si Manchester City dhe Manchester United por megjithatë deklaratat e tij të sotme lënë të kuptohet se ai nuk do të largohet nga klubi mbretëror të paktën në janar.

Isco është pjesë e Real Madrid nga viti 2013 kur u transferua nga Malaga dhe që atëherë ka luajtur 168 ndeshje duke shënuar 33 gola. /IndeksOnline/