15:03 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ish-anëtari i Barçës do ta zëvendësojë Mateo Kovacicin te Real Madridi

Largimi i pritur i Mateo Kovacic nga Real Madridi, e ka lënë klubin madrilen pa zgjidhje përveç se të futet në tregun e transferimeve për ardhje të mundshme në repartin e mesfushës.

Mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara dhe ai i Juventusit, Miralem Pjanic janë aktualisht objektivat kryesore të klubit, transmeton IndeksOnline.

Trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui është admirues i flaktë i Thiagos – me të cilin ka punuar te të rinjët dhe në ekipin senior te Kombëtarja spanjolle.

Real Madrid eyeing Thiago, Pjanic as Kovacic replacements

Produkti i akademisë së Barcelonës e ka vazhduar kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2021, dhe ai thuhet se dëshiron të largohet drejt La Ligas.

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka pohuar se kampioni gjerman është i gatshëm t’i largojë disa mesfushorë.

”Tani për tani, ne jemi duke shikuar për lojtarët që duan të largohen. Ne kemi nëntë mesfushorë dhe vetëm tre apo katër do të largohen.

Besohet se Real Madridi e vlerëson Thiagon me një çmim prej 60 milionë euro.

Nga ana tjetër, mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic është i admirues në Madrid, por gjasat për transferimin e tij janë të vogla, dhe se ai është pranë rinovimit të kontratës./IndeksOnline/