16:28 / E Premte, 13 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ish basketbollisti i Pejës rikthehet në Kosovë, nënshkruan me Bashkimin

Klubi basketbollistik Bashkimi, ka bërë një goditje të madhe në tregun e transferimeve.

Prizrenasit kanë nënshkruar me basketbollistin Isiah Umping, i cili luan në pozitën e organizatorit, shkruan IndeksOnline.

31-vjeçari e njeh mirë Superligën e Kosovës, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e KB Pejës.

Umping muajt e fundit ka luajtur për skuadrën e Rabotnickit nga Maqedonia e Veriut.

“Përgatituni, një forcë e re godet KB Bashkimin! Welcome Isiah Umipig!”, thuhet në njoftimin e KB Bashkimit.

Umiping pritet të debutoj qysh në ndeshjen e radhës, ku Bashkimi të shtunën luan me Proton Cable Prizrenin./IndeksOnline/