Ish-basketbollisti lituanes: Kosova ishte kundërshtar i dobët
Ende ka komente për ndeshjen e së premtes, mes Kosovës dhe Lituanisë, e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës “Kinë 2019”.
Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll humbi nga Lituania me rezultat të thellë 61 – 99, shkruan IndeksOnline.
Legjenda e basketbollit, Sergejus Jovaisa foli për gazetën “lrytas.it”, duke quajtur Kosovën një kundërshtar tejet të dobët.
“Problemi ishte se ne kishim një kundërshtar shumë të dobët. Në fillim rivalët e kishin një forcë, por ne pasi hoqëm sfidën psikologjike u bëmë udhëheqës të lojës. Nuk kishte shumë tension, sepse kundërshtari ishte absolutisht i dobët. Ata thjeshtë kapën pikët duke përfituar nga mosbindje jonë”, ka thënë Jovaisa.
Ai foli edhe për Dardan Berishën, koshashënuesin më të mirë në përballjen e fundit, me 19 pikë, duke quajtur si një lider në fushë./IndeksOnline/