75 Mall Live Search
18:00 / E Mërkurë, 13 Maj 2026 / AR

Ish-çifti “bashkohet” në filmin ‘American Horror Story’

Aktorët e serialit “American Horror Story” u mblodhën në eventin e Disney Upfront të martën (12 maj) në New York City për të zbuluar disa lajme të reja emocionuese për zgjedhjen e aktorëve.

Megjithatë, pati një ribashkim në skenë që i bëri disa fansa të flasin, transmeton Indeksonline.

Evan Peters dhe Emma Roberts në skenë së bashku

Evan Peters dhe Emma Roberts u panë pranë njëri-tjetrit si pjesë e njoftimit se Paul Anthony Kelly do t’i bashkohej serialit. Nëse nuk e dini, Emma dhe Evan filluan të dilnin bashkë në vitin 2012 dhe u fejuan në vitin 2014. Ata u ndanë në vitin 2015, por u rikthyen së bashku dhe qëndruan të lidhur deri rreth vitit 2019.

Pali doli në skenë me kapuç për të habitur turmën, siç shihet në këto imazhe.

Evan Peters dhe Emma Roberts në skenë së bashku

Të dy kanë luajtur bashkë në sezone të ndryshme të AHS dhe janë pjesë e rëndësishme e serialit. 

Sarah Paulson, Angela Bassett, Billie Lourd dhe Gabourey Sidibe ishin gjithashtu të pranishme në këtë event./Indeksonline/

Evan Peters dhe Emma Roberts në skenë së bashku