23:51 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ish-deputeti Berisha në një shkrim të shkurtër për Specialen, me gabime të mëdha drejtshkrimore!

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka komentuar thirrjet e Gjykatës Speciale për ish-komandantët dhe ish-ushtarët e UÇK-së.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka folur rreth Speciales, por me një mori gabimesh gjuhësore.

Në një shkrim jo shumë të gjatë, Berisha ka bërë shumë gabime drejtshkrimore, shumë prej tyre fjalë aspak të komplikuara për t’u shkruar, transmeton Indeksonline.

Disa prej tyre janë: thën,o xheqe, tushë, bërballemi,rriete, faktë,opjektivin, line,etj.

Postimi i plotë:

Populli rastësisht nuk ka thën “çka ta bënë i yti nuk ta bënë askush”!
Tashmë është vonë tepër vonë për ta vajtuar Gj.Speciale.
Kur ishte koha, një pjesë ishte për, me arsyetimin banal “do pastrohet lufta UÇK-së”, sikur ajo kishte pastruar oxheqe dhe tash duhet t’i bëhet një tushë!
Besa kishte edhe të tillë që fërkonin duart për mos me thën ja kishin dhën edhe naj shpifje “faktë” për X a Y hetuesve të gjykatës.
Pasi më, të gjithë jemi bindur edhe ne që ishim kundër edhe ata që ishin për gjykatēs se është çdo gjë vonë, bëhuni gati të bërballemi me të, burra dhe gra, dhe line vajtimin në rriete sociale!
Populli rastësisht nuk ka thën “çka ta bënë i yti nuk ta bënë askush”!
Në fund të fundit, nuk po e zbuloi ujin e nxetë nese e kujtoj një gjë që e dini të gjithë, me Serbin nga viti 1999 kemi armpushim, po jo se e kemi kryar luftën, prandaj kjo përballje me sfidën e radhës (Gj.Speciale) në vazhdën e angazhimit për ta arrituar opjektivin…
Zafa