23:00 / E Enjte, 02 Gusht 2018

Ish deputeti i kërkon Haradinajt shkarkimin e menjëhershëm të Gjergj Dedajt!

Deklarata e Zëvendës ministrit të Punëve të Jashtme ,Gjergj Dedaj se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë, ka nxitur reagime të shumta në vend. Kësisoj, disa politikan kosovarë po kërkojnë nga Kryeministri, Ramush Haradinaj që Dedaj pas këtij veprimi të shkarkohet nga pozita që mban në dikasterin diplomatik.

Se deklarata e zv/ministrit, Dedaj është e dënueshme, e thotë edhe ish deputeti i Kuvendit, Gëzim Kelmendi, njëherësh Kryetar i Partisë “Fjala”. Ai thotë se dënimi për këtë deklaratë parashihet gjegjësisht me nenin 147 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Kryeministri Haradinaj duhet ta shkarkoj menjëherë zv. ministrin Gjergj Dedaj, i cili edhe më herët ka fyer dhe ofenduar qytetarët musliman të Kosovës. Tash ofendon ndër aleatët kryesor të vendit tonë, Turqinë”, është shprehur Kelmendi për “Indeksonline”.

Ndryshe, ish- lideri i Partisë Liberale të Kosovës në deklaratën e cila ka bërë bujë të madhe këto ty shtete i ka quajtur ‘Shtriga të Ballkanit’./Indeksonline/