75 Mall Live Search
14:18 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ish deputeti i Kuvendit: Zoti të mëshiroftë Fadil Vokrri

Ish deputeti i Kuvendit, Gëzim Kelmendi njëherit Kryetar i Partisë “Fjala” ka reaguar pas vdekjes së Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit në Kosovë.

Kelmendi ka thënë se lajmi për vdekjen e Vokrrit i ka prekur sot të gjithë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

ZOTI të mëshiroftë Fadil Vokrri

Vdekja e Fadil Vokrrit na ka prekur të gjithëve sot.
Fadil Vokrri ka dhënë shumë për sportin e Kosovës në veçanti dhe Kosovën në përgjithësi.
Vdekja është ligj i ZOTIT.
Gjithë do të vdesim.
Por InshaALLAH do të vdesim faqebardhë duke i shërbyer vendit dhe popullit në fusha të ndryshme ashtu si Fadili që i shërbej vendit në fushën e sportit.

Ngushëllime familjes Vokrri,
ngushëllime kolegëve të Fadil Vokrrit,
ngushëllime gjithë qytetarëve të Kosovës./Indeksonline/