19:25 / E Martë, 20 Nëntor 2018

Ish-deputeti i LDK-së ka dy fjalë pas dështimit të Kosovës në INTERPOL

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, e ka komentuar mospranimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare policore, INTERPOL.

Ai ka vlerësuar Policinë e Kosovës duke e quajtur institucion me kredibil jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Evropën Juglindore, transmeton Indeksonline.

“Policia e Kosovës, s’është institucioni më Kredibil vetëm në Kosovë, por ne gjithë Europën Juglindore. Dhe këtë duhet t’a themi të gjithë”, ka shkruar ai në facebook.

Meta gjithashtu ka pasur fjalë të mira për fjalimin e Drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj në Dubai.

Më poshtë postimi i plotë në facebook:

Dy fjalë, rreth mos-pranimit të Kosovës në Interpol!

E para: është shumë e saktë, ajo që tha në fjalimin e tij briliant në Dubai, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kosovare, Rashit Qalaj, se Policia e Kosovës, është shembull në rajon e më gjerë (pra, përfshi edhe Policitë e disa shteteve, sot anëtare të BE-së, por që vijnë nga ish-Lindja, si Bullgaria, Rumunia, Hungaria etj) – ngase është polici e trajnuar gjithandej në Universitetet dhe Qendrat më me renome Botërore, Europë (Gjermani, Austri e Mbretëri të Bashkuar), si dhe (gjithsesi) në SHBA!

Vet Rashit Qalaj, përveq studimeve Universatere në vend, ka absolvuar specializime në Universitet e Qendrat më me renome të botës, si, Specializimin në Zvicër, në “Geneva Center for Security and Policy”, tri Specializime tjera në qendrën me renome botërore në “Marshall Center” në Gjermani, pastaj, në Vjenë të Austrisë për “Investigation Issues”, tutje në SHBA, në “Northëestern University Center for Public Safety”; tutje, disa herë në Mbretërinë e Bashkuar, në “United Kingdom Defense Academy and Cranfield University”!

E dyta: Sot, s’ishte poenta tek pesha e fakteve që shpalon me krenari Policia e Kosovës, dhe tek kredibiliteti dhe puna e saj – por poenta ishte tek gjeopolitika – tek frika e tmerrshme që ka Serbia dhe aleatët e saj – nga hyrja dhe etablimi i Kosovës në Interpol: Për faktin e thjeshtë, se qindra e mijëra kriminel me duar të përgjakura, enden sot e 20 vite të lirë në botë, ndërkohë që pas hyrjes sonë në Interpol, ata do të prangosen, e t’i dorëzohen drejtësisë dhe dënimeve…!

E treta: Serbia dhe Vuçiq, po shpresojnë se me arritjen e “Marrëveshjes Ligjërisht të obligueshme me Kosovën”, përveç tjerash, do t’fitojnë edhe amnistinë për gjithë ata që shkaktuan gjenocidin dhe pastrim etnik në Kosovë.

Këtë frikë (nga Kosova e anëtarësuar në Interpol), e ka shpaluar disa herë, edhe vet President serb, Vuçiq, sikurse e dëshmon, edhe impenjimi marramendës i gjithë strukturës shtetërore e të Ministrive dhe Diplomacisë serbe muajt e kaluar, në lobimin e angazhimet diplomatike gjithandej, kundër pranimit të Kosovës.

Por, Serbia dhe Vuçiq, duhet t’a dinë një fakt të thjeshtë: Shpejt, Kosova do të jetë anëtare fuqiplotë e Interpollit. Kriminelët e saj të luftës, qofshin të forcave të “rregullta”, e qofshin të falanga paramilitare, do ta gjejnë vetën në pranga gjithandej kah janë, në Argjentinë, Brazil, Turqi, Francë apo Nigeri…

Asnjë Marrëveshje, dhe askush, s’mund të amnistojë krimet e luftës, gjenocidin dhe pastrimin etnik të ngjarë në Kosovë.

Policia e Kosovës, s’është institucioni më Kredibil vetëm në Kosovë, por ne gjithë Europën Juglindore. Dhe këtë duhet t’a themi të gjithë.

P.S. Gjë, që natyrisht, pa fajin e Policisë Kosovare – s’vlenë aspak, për Prokurorinë dhe Gjyqësinë e vendit tonë).

Mos i humb