21:31 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Ish deputeti i LDK-së i reagon VV-së: Për ne mbi të gjitha është atdheu e jo partia

Ish deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje, se LDK me votimin e demarkacionit po bën vetëvrasje politike.

Meta përmes një statusi në facebook, ka thënë se janë pikërisht Vetëvendosja, ata të cilët duhet të kthjellen, sepse pikërisht ata po veprojnë nën urdhrat e Serbisë dhe Rusisë, shkruan Indeksonline.

Sipas Metës, LDK është parti që mbi të gjitha e ka atdheun e jo partinë.

Ky është postimi i plotë:

VV përmes Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit po thonë se „LDK me votimin e demarkacionit, po bënë vetëvrasje politike“?!
VV dhe Glauku po harrojnë se është pikërisht e kundërta?
– Po harrojnë VuVu-zulistët se – sot e tre vite – per mosvotimin e demarkimit të vijës kufitare me Malin e Zi, janë mobilizuar të gjithë armiqt e Kosovës së Pavarur, e të gjithë armiqtë e shqiptarëve!

1. Pra, nëse dikush e ndonjë parti duhet të trandet e të kthjellet, është vet partia që quhet, Vetëvendosje – e cila në fakt, po e shëndron në Vet‘vendosëse për Kosovën, Listën Serbe, e cila po vepron me urdhra të Serbisë dhe Rusisë!

2. Vetëvendosje, është shëndëruar e gjitha si parti, ekskluzivisht në qëllim më vete – pra ka humbë udhën n‘oborr të vet – ka harruar se mbi interesat partiake – janë ato të vendit, të Republikës së Kosovës dhe qytetareve të saj.
Dhe pikërisht në këtë pikë, e sulmon LDK-ën, me akuzën, „pse Ju po mbroni interesat e vendit, pse po e votoni Demarkacianin, nderkohe qe PDK, AAK Nisma dhe VV, ju ka rrëzuar me këtë Kartë“!?
-Sepse për ne, LDK-në – o Ju VV-zulistë, e Ju PDK-istë dhe Ju o AAK-istë – Atdheu, është mbi të gjitha, e jo Partia!
– Kaq e thjeshtë është kjo punë, tash e 30 vite!