23:41 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ish-deputetja Selmani: Sjelljet e Serbisë duhet të jenë alarm për BE-në

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e kryesisë së AKR-së, Myzejene Selmani ka theksuar se raportet e acaruara që vazhdon t’i mbajë dhe zhvillojë Serbia me vendet e rajonit, me theks Kosovën, duhet të jenë një alarm për BE-në.

Postimi i Selmaneit në Facebook:BE mos inkurajo Serbin këtë burim krize në rajon.

Raportet e acaruara që vazhdon ti mbajë dhe zhvillojë Serbia me vendet e rajonit, me theks Kosovën duhet të jenë një alarm për BE. Beogradi zyrtar ndonëse vazhdon të mbajë qëndrim destruktiv ndaj Kosovës duke përdorë gjithë arsenalin e saj politik diplomatik, BE vazhdon ta ledhatojë Serbinë sikur është djalë hastreti brenda anëtarëve të një familje të Ballkanit që aspirojnë integrimin evropian.

Sa herë që prodhon kriza më vendet e rajonit, Serbia paraqet veten si viktimë duke iu ankuar Moskës para se ti drejtohet Brukselit. Sepse vetëm kështu arrin të imponojë agjendën e saj subversive që ka me fqinjët e saj në veçanti Kosovën.

Shpallja e Serbisë autore e shkeljes së rregullativave të CEFTA për viktimë, mos liberalizimi i vizave janë vetëm disa nga pikat me të cilat çdo ditë e më shumë në sytë e qytetarëve të vendit BE po humb kredibilitetin për të ndërmjetësuar në dialogun me për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Mesazhet e tilla japin një sinjal për një vit të mbrapshtë që mund ta ketë Kosova.