19:08 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ish drejtori i KRM “Uniteti” u arrestua për keqpërdorim të 200 mijë eurove

Skender Tahiraj, ish-drejtor i KRM “Uniteti” në Mitrovicë, është arrestuar sot pasdite nga Policia Kundër Krimeve Ekonomike.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se ai dyshohet për keqpërdorim të afër 200 mijë eurove nga fondet publike.

Lajmin për arrestimin e Tahiraj e ka konfirmuar për Indeksonline, Valon Preteni, zyrtar për informim në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Ndërsa Policia ka deklaruar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka arrestuar një person në rajonin e Mitrovicës, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Për informacione tjera do të iu informojmë pas kompletimit dhe përfundimit të rastit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës./Indeksonline/