20:01 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / OSH

Ish-drejtori i Podujevës pyet Bulliqin: Cilat janë kriteret për të qenë adekuat për ta udhëhequr drejtorinë e Inspekcionit

Ish-drejtori i Inspekcionit në komunën e Podujevës, Bedri Maqastena, ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë komunë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se Komuna e Podujevës duhet të jap menjëherë sqarime nëse performanca e punës ka filluar të matet me nënshtrim dhe ndëgjueshmëri.

Maqastena u shpreh se kryetari, Shpejtim Bulliqi, nuk po mund të rahatohet me drejtorat e Inspekcionit, pasi për herë të tretë po e shkarkon drejtorin e kësaj drejtorie.

” Dhe natyrisht, si qytetarë të Podujevës duhet ti mësojmë se cilat janë kriteret për të qenë adekuat për ta udhëhequr këtë drejtori”, tha ai.

Postimi:

Komuna e Podujevës duhet të jap menjëherë sqarime nëse performanca e punës ka filluar të matet me nënshtrim dhe ndëgjueshmëri.

Drejtoria e Inspeksionit në Podujevë po del të jetë problematike për kryetarin e kësaj komune. Ai nuk po mund të “rahatohet” për të tretën herë me ngarkesa e shkarkesa, pasi që personi i tretë me radhë shkarkohet në harkun e një viti kohor.
Në ndërkohë që Lëvizja VETËVENDOSJE! është krijuar për t’i luftuar veprimet e pandershme dhe të paligjshme.
I ftoj strukturat e qendrës së VV-së në komunën tonë të japin sqarime në lidhje me hyrjet e daljet e shpeshta në ketë drejtori.
Dhe natyrisht, si qytetarë të Podujevës duhet ti mësojmë se cilat janë kriteret për të qenë adekuat për ta udhëhequr këtë drejtori.
Në fund, po na ndodhë si shpesh të distancohemi nga veprimet dhe vendimet që po merren nga Komuna, fatkeqësisht, një gjë e tillë s’do të duhej të ndodhte!

Me respekt
Bedri Maqastena