14:16 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ish-e dashura e Malumas, tashti në krahët e Neymarit, njihuni me supermodelen latine

Modelja e njohur, Natalia Baruliqi, ka lënë prapa krahëve historinë e dashurisë me Maluman, pasi një tjetër histori  dashurie duket se po lind me brazilianin Neymar.

Dy yjet thuhet se janë duke flirtuar prej kohësh, ndërsa bukuroshja e cila  numëron mbi 2 milionë ndjekës në “Instagram”, shfaqet tepër tërheqëse në postimet që bën teksa me një të fundit ka nxitur edhe më shumë thashethemet për një lidhje me futbollistin, kur publikoj fotografi nga Parisi.


Sipas medias braziliane “O Dia’, kohët e fundit, Natalia dhe Neymar, janë parë së bashku pikërisht në Paris, teksa janë takuar disa herë që nga ajo kohë.

Natalia në të kaluarën ka pasur një lidhje me këngëtarin e famshëm Maluma, por Neymarit duket se e ka joshur së tepërmi bukuroshen e cila i dha fund lidhjes me këngëtarin javë më parë.

Natalia kishte një lidhje të gjatë me këngëtarin e njohur kolumbian Maluma përpara se ish çifti të ndaheshin.

Ndërkohë, Neymar pati një lidhje të ngushtë me modelin brazilian Bruna Marquezinne pas takimit në Rio Carnival në 2012 por ata u ndanë vitin e kaluar.

Karriera e yllit brazilian ka ngecur që kur ai u transferua nga Barcelona te PSG në vitin 2015.

PSG pagoi klauzolën e tij të blerjes prej 212 milion paund klubit spanjoll./Indeksonline/