75 Mall Live Search
18:25 / E Martë, 17 Mars 2026 / L A

Ish-futbollisti i Ajaxit pranon se ka therrë me thikë kushëririn e tij

Ish-futbollisti i Ajaxit, Quincy Promes më në fund ka pranuar se e ka goditur me thikë kushëririn e tij, deklaruan avokatët e tij të rinj gjatë një seance paraprake dëgjimore të apelit.

Promes, po vuan dënim me burg prej 7 vitesh.

Me ndihmën e çiftit të njohur të avokatëve Gert-Jan dhe Carry Knoops, Promes dëshiron të mbajë një qëndrim të ndryshëm nga ai që kishte mbajtur më parë. Ai pranon se ushtrimi i të drejtës së tij për të heshtur në fillim ishte i pakëshillueshëm. “Ai kishte humbur të gjithë besimin në sistemin e drejtësisë dhe tani po merr ndihmë psikologjike.”

Promes, ka luajtur për skuadrat si Twente, Spartak Moska, Sevilla, Ajax dhe Dubai United.

Arrestimi i tij erdhi në vitin 2024 në Dubai, ku më pas u ekstradua në Holandë pas kërkesës së bërë nga autoritetet holandeze./IndeksOnline/