11:01 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ish futbollisti i Dortmundit: Vetëm Milot Rashica mund ta shpëtojë Werder Bremenin

Ish futbollisti i Dortmundit, Michael Rummenigge, e i cili tani edhe shkruan artikuj rreth sportit ka thënë që futbollisti kosovar, Milot Rashica është shpresa e vetme e Werderit.

Rummenigge ka thënë ‘Vetëm Milot Rashica mund ta shpëtojë Werder Bremenin nga ana atletike dhe financiare’.

Ai përveq tjerash ka thënë që me anë të shitjes së tij skuadra e Bremenit mund të mbledhë 50 apo 60 milionë euro.

Po ashtu Michael ka thënë që Rashica nuk mund t’i tregojë të gjitha cilësitë e tij te skuadra e Bremenit./Indeksonline/.