75 Mall Live Search
20:39 / E Diele, 14 Prill 2024 / G T

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë feston me flamurin “kuqezi” titullin e Leverkusenit

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka fituar titullin kampion në Bundesliga për sezonin 2023/24.

Granit Xhaka ishte një nga realizatorët e pesë golave në fitoren e Leverkusenit në “BayArena” ndaj Werder Bremenit me rezultatin 5:0, shkruan Indeksonline

Në stadiumin e klubit gjerman i pranishëm ishte edhe ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Blerim Rrustemi.

Madje, Rrustemi mori me vete flamurin “kuqezi” dhe u fut në fushë për ta festuar titullin e shokut të tij, Granit Xhakës.

Rrustemi kishte luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë gjatë vitit 2007, kurse ishte pjesë e shumë skuadrave në Gjermani.

Kujtojmë që Leverkuseni nuk ka humbur asnjëherë gjatë këtij sezoni në të gjitha garat./Indeksonline/