19:15 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022

Ish futbollisti i Man.Utd pranon të bëhet trajner i skuadrës angleze

Ish futbollisti i Manchester United, Michael Carrick, ka pranuar të marr drejtimin e skuadrës angleze Middlesbrough.

Lajmi është bërë i ditur nga Sky Sports, ku thuhet se 41 vjeçari ka rënë dakord për kushtet personale, transmeton IndeksOnline.

Carrick pritet të nënshkruajë kontratën e tij me Middlesbrough në 24 orët e ardhshme.

Ai do të zë vendin e Chris Wilder, i cili u shkarkua javë më parë pas pesë humbjeve në 11 ndeshjet e para në Championship.

41 vjeçari pritet ta drejtoj Middlesbrouhn në ndeshjen e fundjavës kundër  Huddersfield.

Carrick u pensionua si futbollist te Manchester United në vitin 2018, ndërsa më pas ai u bë pjesë e stafit stërvitor në United, duke shërbyer nën drejtimin e Jose Mourinho dhe Ole Gunnar Solskjaer përpara se të largohej nga Old Trafford pas mbërritjes së Ralf Rangnick dhjetorin e kaluar./IndeksOnline/