21:45 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / A. A

Ish futbollisti i Prishtinës fejohet me vajzën nga kryeqyteti

Liridon Latifi në një ceremoni familjare, ka kurorëzuar sonte me fejesë lidhjen disa vjeçare me vajzën nga Prishtina, Genta Mushica.

Latifi kishte treguar talentin e tij fillimisht te Prishtina duke debutuar në Superligë, shkruan Indeksonline.

Ai luajti me sukses edhe te ish kampioni shqiptar Skënderbeu, ndërsa tani është pjesë e ekipi Pushkash Akademia në Hungari.

26 vjeçari kishte arritur marrëveshje personale me Dritën për tu transferuar në janar por Pushkash nuk e lejoi huazimin te ekipi nga Gjilani.  

/Indeksonline/