17:51 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ish-futbollisti kosovar bashkohet me stafin e trajnerëve të Kroacisë

Ish-futbollisti i njohur, tani trajneri Ardian Kozniku, është punësuar në Federatë Kroate të Futbollit.

Kozniku që ka qenë pjesë e Kombëtares së Kroacisë kur fituan medaljen e bronztë do të jetë pjesë e stafit të  Kroacisë U-19 që drejtohet nga Ivan Gudelj.

Kozniku është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e këtij stafi.

“Nga sot mund t’iu konfirmoj se kam marr ftesën që të jem pjesë e stafit teknik te U-19 të Kroacisë”.

Ai do të debutojë si trajner në ndeshjet miqësore me Malin e Zi, Bosnjën dhe Turqinë, nga 11 deri më 15 dhjetor.

“Me kënaqësi e kam pranuar ftesën e federatës dhe jam i lumtur që do të jem përkrahë selektorit Ivan Gudelj”, shkruan telegrafi.

Kozniku ka qenë më parë trajner te Shkëndija e Tetovës.

Ai ka qenë një nga kandidatët më serioz për ta marr drejtimin e Kosovës, por që në fund u zgjodh Bernard Challandes.

Kozniku ka bërë karrierë të bujshme si futbollit, ku ka luajtur në kampionate si ai i Kroacisë, Francës,  Qipros e Austrisë.

Ai ka luajtur për  Kroacinë disa ndeshje, ndërsa është paraqitur edhe me fanellën e Kosovës.