09:08 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ish-Gjenerali i FSK-së ndalohet nga policia turke, pas kërkesës së Serbisë në Interpol

Ish-Gjenerali i FSK-së, Imri Ilazi sot është ndaluar nga Policia turke, pas kërkesës së Serbisë në Interpol ndaj ish-ushtarëve të UCK-së.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati përmes një shkrimi tha se Ilazi është ndaluar në Aeroportin e Antalisë, shkruan Indeksonline.

Gucati i bën thirrje bashkëluftëtarëve qe këto ditë mos të dalin nga shtetet tjera.

“Shteti Turk duhet te mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguara në Interpol nga Serbia”, u shpreh ai.