12:06 / E Martë, 11 Qershor 2024 / AR

Ish-i i Ariana Grandes gjen dashurinë në krahët e aktores së njohur

Aktorja Maika Monroe, e njohur për rolin e saj në “It Follows”, ka bërë publike në Instagram lidhjen me agjentin imobiliar Dalton Gomez. Monroe ndau disa foto duke njoftuar romancën e saj me Gomez i cili më parë ishte i martuar me yllin e popit Ariana Grande.

Spekulimet për marrëdhënien e çiftit u shfaqën për herë të parë në tetor 2023 kur TMZ publikoi foto të tyre duke u puthur.

Që atëherë, Gomez dhe Monroe janë parë së bashku në disa raste, duke përfshirë një dalje të fundit në aeroportin LAX të Los Angeles muajin e kaluar. Ariana Grande dhe Dalton Gomez finalizuan divorcin e tyre në mars 2024, pas martesës së tyre 2-vjeçare.