18:19 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ish- kandidati për kryetar të Mitrovicës nga VV: Ja ku mori paret BE që ja dha Serbisë!

BE sot i dha 97 milionë euro ndihmë Serbisë. Këto para do të përdorën në fushën e energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe pjesëmarrjen në programet e BE-së.

Pas këtij lajmi, ish kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes VV, Fehmi Ferati ka reaguar, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Facebook, Ferati tha se këto 97 milionë euro që i ka dhuruar sot BE, i ka marrë nga paratë e kosovarëve.

“Këto 97 Mil.€ të BE për Serbinë, janë paratë tona që kemi pagu për viza në ambasada!”, kishte shkruar në postimin e tij Fehmi Ferati. /Indeksonline/